Kush është njeriu që mund të zëvendësojë Xi Jinping? Emri që po fiton gjithnjë e më shumë pushtet në Kinë

Kush është njeriu që mund të zëvendësojë Xi Jinping? Emri që po fiton gjithnjë e më shumë pushtet në Kinë

Një emër po fiton gjithnjë e më shumë peshë në udhëheqjen e Kinës. Bëhet fjalë për Cai Qi, bashkëpunëtorin më të afërt të presidentit Xi Jinping, i cili sipas analistëve konsiderohet sot njeriu i dytë më i fuqishëm në politikën kineze dhe figura që po përgatit terrenin për mandatin e katërt të Xi në krye të Partisë Komuniste, i cili pritet të miratohet në Kongresin e XXI të partisë në vitin 2027. Edhe pse zyrtarisht renditet i pesti në Komitetin e Përhershëm të Byrosë Politike, Cai Qi ka grumbulluar një sërë kompetencash kyçe që e vendosin në qendër të pushtetit. Ai drejton Zyrën e Përgjithshme të Partisë Komuniste, e cila kontrollon axhendën e Xi Jinping dhe filtron informacionin që i shkon liderit kinez, komandon Gardën...