Kurti dhe Haxhiu takohen me admiralin e NATO-s

Kurti dhe Haxhiu takohen me admiralin e NATO-s

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, zhvilloi një takim me komandantin e Komandës Aleate të Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, admiralin George Wikoff, me të cilin bisedoi për situatën e sigurisë në vend dhe bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Aleancës. Sipas Haxhiut, në takim u vlerësua roli i KFOR-it në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të lirisë së lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë. Ajo tha se e falënderoi admiralin Wikoff për angazhimin e tij dhe ritheksoi se orientimi euroatlantik i Kosovës mbetet i pandryshueshëm. “Anëtarësimi në NATO mbetet synimi ynë strategjik”, shkroi Haxhiu në Facebook, duke shtuar se institucionet e vendit mbeten të përkushtuara për forcimin e partneritetit me Aleancën. Gjatë vizitës në Prishtinë, admirali...