Kurthi i humoristëve rusë, Këshilltari i sigurisë së Mitsotakis mashtrohet nga videoja me AI
Një video që tashmë bën xhiron e mediave greke dhe jo vetë , tregon se si Sekretari për Sigurinë Kombëtare i kryeministrit grek, Thanos Dokos, ra pre e një mashtrimi të organizuar nga dy humoristët e njohur rusë Vovan & Lexus, të cilët u shtirën si zyrtarë të lartë ukrainas gjatë një videokonference. Dy rusët, të njohur për kurthet që u kanë ngritur politikanëve dhe personaliteteve ndërkombëtare, u prezantuan si këshilltarë të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, regjistruan të gjithë bisedën dhe më pas publikuan videon. Nga ana e tij , duke besuar se po fliste me zyrtarë ukrainas, Dokos diskutoi çështje të ndjeshme që lidhen me incidentin e fundit me një dron ukrainas pranë ishullit Lefkada, rolin e Shërbimit Kombëtar Grek të Inteligjencës (EYP) dhe...
Burimi:
javanews.al