Kupola e nxehtësisë në Evropë/ Alarm portokalli në Itali, temperatura shkon në 36 gradë Celsius
Paralajmërimet portokalli për motin do të aplikohen në dymbëdhjetë qytete në Italinë qendrore dhe veriore. Buletini i Ministrisë së Shëndetësisë për valën e nxehtësisë (i cili fillon sot dhe do të vazhdojë deri më 20 shtator) sinjalizon shtrirjen e anticiklonit afrikan në gadishull, duke sjellë rritjen e parë të fortë të temperaturave të larta. Ky nuk është një fenomen i paprecedentë, por është i pazakontë për stinën krahasuar me temperaturat mesatare maksimale për dhjetë ditët e fundit të majit. Në të vërtetë, ka qenë një dukuri gjithnjë e më e shpeshtë vitet e fundit. Shkaku? Një qarkullim i gjerë dhe i ngrohtë anticiklonik që është konsoliduar mbi zonën e Mesdheut, duke shtrirë ndikimin e tij në pjesën më të madhe të Evropës qendrore- shpjegojnë ekspertët...
Burimi:
ntv.al