Kryetari i Parlamentit të Iranit: Do rezistojmë deri në frymën e fundit për fitoren

Kryetari i Parlamentit të Iranit: Do rezistojmë deri në frymën e fundit për fitoren

Në përvjetorin e parë të të ashtuquajturës Luftë 12-ditore midis Iranit dhe Izraelit, Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, përkujtoi konfliktin në një mesazh të postuar në mediat sociale, duke akuzuar Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara për kryerjen e “sulmeve kriminale” kundër Republikës Islamike. “Ka kaluar një vit që nga fillimi i raundit të parë të sulmeve kriminale nga regjimet izraelite dhe amerikane kundër shtëpisë sonë të përjetshme, Iranit”, shkroi Ghalibaf, duke pretenduar se “fëmijë të pafajshëm” u vranë gjatë konfliktit dhe duke denoncuar se armiqtë e Iranit “nuk janë përmbajtur nga asnjë krim apo mizori”. Në mesazh, kryetari i Mexhlisit dhe kryenegociatori i Iranit gjithashtu i bënë homazhe viktimave të Luftës 12-ditore, duke deklaruar se iranianët do të vazhdojnë të rezistojnë “në imitim...