Kryeministrja japoneze zbulon se fle maksimumi 3 orë në natë, neurologu: Rrezikon seriozisht shëndetin
Kryeministrja e Japonisë, Sanae Takaichi, ka habitur opinionin publik pasi zbuloi në rrjetet sociale se, që prej marrjes së detyrës, fle vetëm nga zero deri në tre orë në natë për shkak të ritmit të ngarkuar të punës. Deklarata e saj ka ngjallur reagime të forta, ndërsa specialistët paralajmërojnë se mungesa kronike e gjumit mund të ketë pasoja të rënda për shëndetin fizik dhe mendor. Neurologu italian Luigi Ferini Strambi, drejtues i Qendrës së Mjekësisë së Gjumit në spitalin San Raffaele-Turro në Milano, e cilësoi deklaratën e kryeministres si “një mesazh thellësisht të gabuar”. “Na vjen keq për të, por sot kemi prova të forta shkencore që tregojnë rëndësinë e gjumit. Për më tepër, këto janë fjalë që nuk duhet t’i thotë drejtuesja e një...
Burimi:
javanews.al