Kryeministri polak Tusk i kundërvihet dhunës antiukrainase

Kryeministri polak Tusk i kundërvihet dhunës antiukrainase

Donald Tusk: Kësaj dhune duhet t'i shpallim luftëFotografi: Lukasz Glowala/REUTERS Në Poloni po forcohen ndjenjat antiukrainase. Sulmet ndaj refugjatëve të luftës nga Ukraina po shtohen. Kryeministri Donald Tusk i del përpara dhunës dhe paralajmëron për rrezikun rus.Kryeministri i Polonisë , Donald Tusk, këtë herë foli troç. „Kësaj dhune duhet t’i shpallim luftë, sepse banditët, huliganët dhe ekstremistët e dhunshëm po bëhen gjithnjë e më të fortë e më të pafytyrë, meqë marrin edhe mbrojtje politike.” Këto fjalë Tusku i tha të martën (28.07.2026), para mbledhjes së qeverisë në Varshavë. Politikani liberalkonservator u ankua se „kudo në Poloni po shtohen incidente të tilla”. Reagimi i tij lidhej me ngjarjen e së dielës së kaluar në Vrocllav (Wrocław). Atje tre polakë rrahën në mënyrë brutale në rrugë...