Kryeministri libanez dënon veprimet ushtarake të Izraelit: Sulme të paprecedenta, të rinisim sa më shpejt negociatat
Kryeministri libanez Nawaf Salam dënoi sot “përshkallëzimin e rrezikshëm dhe të pashembullt” nga Izraeli, ushtria e të cilit po përparon në jug dhe po nis sulme masive, dhe bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm. Në një fjalim televiziv drejtuar libanezëve, Salam mbrojti vendimin e autoriteteve për të hapur negociatat me Izraelin – të cilat kundërshtohen nga Hezbollahu pro-iranian – duke thënë se kjo ishte “rruga më pak e kushtueshme” për Libanin. “Në dritën e përshkallëzimit të rrezikshëm dhe të pashembullt izraelit të ditëve të fundit, është e nevojshme të intensifikohen përpjekjet politike dhe diplomatike për të arritur një armëpushim të shpejtë dhe të vërtetë”, tha kryeministri. 🇱🇧 Lebanese Prime Minister Nawaf Salam delivered a televised address Saturday condemning what he called a “dangerous and...
Burimi:
top-channel.tv