Kryediplomati kinez: Nxitja e marrëdhënieve Kinë-Kanada përbën zgjedhjen e duhur historike

Kryediplomati kinez: Nxitja e marrëdhënieve Kinë-Kanada përbën zgjedhjen e duhur historike

Faktet kanë vërtetuar që përmirësimi dhe zhvillimi i marrëdhënieve Kinë-Kanada u shërben interesave të përbashkët të të dy vendeve, mirëpriten nga të dy popujt dhe përbëjnë zgjedhjen e duhur historike, theksoi të martën ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi gjatë takimit me homologen e tij kanadeze Anita Anand në Manila të Filipineve. Marrëdhëniet Kinë-Kanada kanë vazhduar të ecin në një drejtim pozitiv që nga fillimi i këtij viti, tha Wang, duke shtuar që, në gjysmën e parë të vitit, vëllimi i tregtisë dypalëshe u shtua me 16 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, me një rritje prej 23.3 % të eksporteve kanadeze në Kinë. Ndërkohë, sipas tij, produktet bujqësore, si kanola dhe viçi, janë rikthyer në tregun kinez, ndërsa...