Kryediplomati gjerman i shqetësuar për përparimin izraelit në Liban
Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul i bëri thirrje të dielën Izraelit dhe Hezbollahut që të rikthehen në armëpushim, ndërsa armiqësitë u përshkallëzuan përsëri në Liban. Wadephul tha se "avancimi i vazhdueshëm" i ushtrisë izraelite në Libanin jugor, ishte "një shkak për shqetësim të madh". Ministri gjerman i kërkoi Izraelit të sigurohet që asnjë civil dhe infrastrukturë civile të mos dëmtohet gjatë sulmeve të tij ndaj Hezbollahut të mbështetur nga Irani. “Çdo përshkallëzim i mëtejshëm vetëm sa do ta përkeqësojë situatën tashmë të tensionuar dhe do të shkaktojë valë të reja zhvendosjesh brenda Libanit”, paralajmëroi Wadephul gjatë një vizite në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Lufta me Iranin ka çuar gjithashtu në luftime të reja midis Izraelit dhe Hezbollahut në Liban. Në...
Burimi:
syri.net