Kriza rikthehet! Irani ‘ngrin’ Memorandumin e Islamabadit: SHBA shkeli të gjitha angazhimet

Kriza rikthehet! Irani ‘ngrin’ Memorandumin e Islamabadit: SHBA shkeli të gjitha angazhimet

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit për Çështje Ligjore dhe Ndërkombëtare, Kazem Gharibabadi, ka njoftuar se Irani ka pezulluar zbatimin e angazhimeve të tij në kuadër të Memorandumin të Kuptimit (MoU) të nënshkruar me Shtetet e Bashkuara muajin e kaluar në Islamabad. Në një deklaratë të cituar nga agjencia e lajmeve Fars, Gharibabadi tha se “Shtetet e Bashkuara kanë shkelur dhe pezulluar të gjitha angazhimet e tyre brenda kuadrit të MoU-së së Islamabadit. Ne gjithashtu kemi pezulluar angazhimet tona; nuk po i zbatojmë ato dhe jemi të zënë me mbrojtjen e vendit”. Deklarata vjen në mes të tensioneve të rinovuara midis Teheranit dhe Uashingtonit, vetëm disa javë pas nënshkrimit të marrëveshjes së përkohshme që synonte të ndalte përplasjet ushtarake, të hapte ngushticën e Hormuzit për navigacion...