Kriza në Ceuta, Meloni kërkon që BE-ja të financojë qendrat e riatdhesimit sipas modelit në Shqipëri

Kriza në Ceuta, Meloni kërkon që BE-ja të financojë qendrat e riatdhesimit sipas modelit në Shqipëri

Qendrat migratore në Gjadër dhe Shëngjin janë marrë si referencë nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni për menaxhimin e valës masive të emigrantëve që preku enklavën spanjolle Ceuta gjatë ditëve të fundit. Këtë propozim Italia do ta parashtrojë në mbledhjen e ministrave të Brendshëm të BE-së që pritet të mbahet ditën e martë, raportojnë mediat italiane. Kësaj radhe, këto qendra riatdhesimi nuk do t’i rëndojnë ekonomisë italiane, por plani parashikon që pjesa më e madhe e kostove të mbulohet nga Bashkimi Evropian. Qendrat e riatdhesimit të ngritura në Shqipëri, janë pjesë e një marrëveshje të nënshkruar nga dy qeveritë me qëllim strehimin e emigrantëve të paligjshëm që do ta kapeshin në ujërat ndërkombëtare. Prej shumë kohësh këto qendra kanë qëndruar bosh, për shkak të problemeve që...