Kriza e Ceutës tronditi Europën, por shifrat e Frontex tregojnë një tjetër realitet

Kriza e Ceutës tronditi Europën, por shifrat e Frontex tregojnë një tjetër realitet

Kriza e emigrantëve në Ceuta ka shkaktuar reagime të forta politike në Europë, por të dhënat e para për vitin 2026 tregojnë një rënie të mëtejshme të mbërritjeve të emigrantëve të parregullt në të gjitha rrugët e Mesdheut. Sipas agjencisë europiane Frontex, e cila monitoron kufijtë e jashtëm të Bashkimit Europian, numri i kalimeve të paligjshme të kufirit ka rënë me 37% gjatë 6 muajve të parë të vitit 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në total, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar rreth 49 mijë kalime të parregullta, një ulje që sipas Frontex lidhet me bashkëpunimin me vendet partnere dhe masat parandaluese në vendet kryesore të nisjes. Rënia është vërejtur në të gjitha rrugët kryesore të emigracionit. Rruga drejt Spanjës ka...