Krisje besimi mes aleatëve? SHBA-të dyshojnë se Izraeli spiunon politikat ndaj Iranit

Krisje besimi mes aleatëve? SHBA-të dyshojnë se Izraeli spiunon politikat ndaj Iranit

Marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit po kalojnë një periudhë të pazakontë tensioni dhe mosbesimi, sipas raportimeve të fundit të mediave amerikane. Edhe pse dy vendet konsiderohen aleatë strategjikë prej dekadash, burime nga inteligjenca amerikane kanë ngritur shqetësime serioze për aktivitetet e kundërspiunazhit izraelit ndaj zyrtarëve të lartë të administratës amerikane. Sipas një raporti të publikuar nga New York Times, agjencitë amerikane të sigurisë dyshojnë se shërbimet sekrete izraelite po përpiqen të monitorojnë dhe përgjojnë Steve Uitkoff, përfaqësuesin e presidentit Donald Trump në negociatat me Iranin. Përveç tij, në fokus të operacioneve të dyshuara të inteligjencës izraelite thuhet se janë edhe Elbridge Colby, zyrtar i lartë në Pentagon, si dhe Michael P. Dimino IV, një nga bashkëpunëtorët e tij më të afërt. Ndërkohë, NBC...