Kreu i CIA-s takon zyrtarët kubanë në Havana, zbulohet ndihma e SHBA-ve në mes të krizës së naftës
Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, është takuar me homologun e tij kuban në Ministrinë e Brendshme në Havanë, pasi SHBA rinovoi ofertën prej 100 milionë dollarësh ndihmë për të lehtësuar efektet e bllokadës së naftës ndaj vendit. Kuba tha përmes një deklarate se takimi ishte një përpjekje për të përmirësuar dialogun dhe se zyrtarëve amerikanë iu tha se Havana nuk përbën kërcënim për sigurinë kombëtare të SHBA-së. Një zyrtar i CIA-s i tha CBS News, se SHBA-ja është “e gatshme të angazhohet seriozisht për çështjet ekonomike dhe të sigurisë, por vetëm nëse Kuba bën ndryshime themelore”, shkruan A2CNN. Mungesat e karburantit, të përkeqësuara nga bllokada amerikane e naftës ndaj vendit, kanë bërë që spitalet të mos funksionojnë normalisht dhe kanë detyruar mbylljen e shkollave dhe...
Burimi:
javanews.al