Kremlini: Putin viziton së shpejti Kinën, takim me Xi Jinping
Presidenti rus Vladimir Putin do të vizitojë Kinën shumë shpejt dhe përgatitjet për vizitën e tij tashmë kanë përfunduar. Planet për udhëtim janë konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. Putin dhe Presidenti kinez Xi Jinping janë takuar më shumë se 40 herë gjatë këtyre viteve, ndërsa takimi më i fundit mes tyre në Pekin u zhvillua gjatë shtatorit të kaluar. Të dy udhëheqësit nënshkruan një marrëveshje për një partneritet strategjik pa kufizime në shkurt 2022, më pak se tre javë para se Moska të niste operacionin e saj ushtarak në Ukrainë.
Burimi:
vizionplus.tv