Zgjedhjet në Kosovë/ Mbi 95% e kutive të numëruara, Vetëvendosje shpall fitoren, njofton festën në sheshin “Skënderbe”

Zgjedhjet në Kosovë/ Mbi 95% e kutive të numëruara, Vetëvendosje shpall fitoren, njofton festën në sheshin “Skënderbe”

Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur fitoren e parakohshme në zgjedhjet në Kosovë. Deri më tani, janë numëruar më shumë se 95% të kutive, ku partia e Albin Kurtit numëron mbi 280 mijë vota. Por,  i mungojnë numrat për krijimin e qeverisë, ndërsa ndiqet nga PDK dhe LDK. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, LVV ka publikuar një foto ku shkruan se festa e madhe e fitores do të mbahet në sheshin “Skënderbe” në Prishtinë, në orën 23:00. Postimi i plotë: Të dashur qytetarë, Shihemi sonte në ora 23.00 në sheshin Skënderbeu bashkë me Kryeministrin Albin Kurti. Krejt për shtet Shtet për krejt Ia qitëm pikën edhe një herë