Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, Kosova voton sot
Kosova sot mban zgjedhjet e treta parlamentare në më pak se një vit e gjysmë për të zgjedhur jo vetëm Kryeministrin por edhe Presidentin. Mbi dy milionë qytetarë të Kosovës kanë të drejtë vote në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të organizuara pas dështimit të Kuvendit për zgjedhjen e presidentit. Nga ora 7 e mëngjesit janë hapur vendvotimet në qendrat zgjedhore në komunat e Kosovës. Përveç qendrave të rregullta të votimit, në secilën komunë do të ketë nga një qendër për votim me kusht. Sipas KQZ-së, procesi zgjedhor do të zhvillohet në 949 qendra të votimit në 2550 vendvotime. /vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv