Vjosa Osmani çel fushatën e LDK-së, thirrje për rikthim tek ”Rugovizmi”: Kosova, jo më shtet i vetëm një njeriu

Vjosa Osmani çel fushatën e LDK-së, thirrje për rikthim tek ”Rugovizmi”: Kosova, jo më shtet i vetëm një njeriu

Kandidatja presidenciale e LDK-së, Vjosa Osmani hapi zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 7 qershorit, duke u pozicionuar si vazhduese të trashëgimisë politike të Ibrahim Rugovës dhe si alternativë ndaj politikës së përçarjes në Kosovë. Osmani e ndërtoi fjalimin rreth një mesazhi të vetëm “Bashkohuni”. ”Kjo nuk është thirrje për një parti. Është thirrje për Kosovën”, deklaroi ajo mes brohorimave të turmës. Në një prej fjalimeve më të drejtpërdrejta politike të viteve të fundit, Osmani sulmoi ashpër kulturën e konfliktit dhe polarizimit që, sipas saj, ka lodhur qytetarët dhe ka izoluar vendin. ”Politika që nxit urrejtje, përçarje dhe frikë duhet t’i takojë së kaluarës”, tha ajo, duke paralajmëruar se zgjedhjet e 7 qershorit nuk janë vetëm garë mes partive, por ”zgjedhje mes dy vizioneve për...