Trump mesazh Iranit: Boll! Rikthehuni në negociata

Trump mesazh Iranit: Boll! Rikthehuni në negociata

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, i ka bërë thirrje Iranit të rikthehet në tryezën e negociatave pasi ky i fundit lëshoi raketa drejt veriut të Izraelit. Duke folur për rrjetin amerikan Fox News, Trump përcolli një mesazh për Iranin.Lexo edhe :Related Posts “I keni lëshuar raketat tuaja. Kaq mjafton. Boll! Kthehuni në tryezën e negociatave dhe arrini një marrëveshje. Do të kisha thënë se marrëveshja do të nënshkruhej të hënën, të martën ose të mërkurën, dhe tani ndodh kjo”, tha presidenti amerikan. “Forcat e armatosura amerikane janë në gjendje gatishmërie”, shtoi ai.