Tre shqiptarë shuhen në aksident, po ktheheshin drejt Gjermanisë pas pushimeve në Kosovë
Një aksident i rëndë rrugor në Gjermani i ka marrë jetën tre anëtarëve të një familjeje me prejardhje nga Ferizaj, të cilët po ktheheshin drejt Gjermanisë pas qëndrimit në Kosovë. Viktimat janë identifikuar si Tahir Aliu (61 vjeç), djali i tij Gentian Aliu (34 vjeç) dhe Laurenti Aliu (16 vjeç). Sipas mediave gjermane, aksidenti ndodhi të enjten në mëngjes në autostradën A3, pranë Nittendorfit, në rrethin e Regensburgut. Për arsye që ende të paqarta, automjeti doli nga rruga, rrëshqiti poshtë një argjinature dhe përfundoi mbi shinat hekurudhore që kalojnë nën autostradë. Përplasja rezultoi fatale për të tre personat që ndodheshin në automjet, të cilët humbën jetën në vendngjarje si pasojë e plagëve të rënda. Operacioni i shpëtimit u zhvillua në kushte të vështira, pasi viktimat...
Burimi:
javanews.al