Sot përplasja kryeministër dhe ish-Presidentja për votat në Kosovë

Sot përplasja kryeministër dhe ish-Presidentja për votat në Kosovë

Sot në Kosovë po zhvillohen zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, të tretat brenda 18 muajve, pas krizës politike që çoi në shpërndarjen e Kuvendit për shkak të dështimit për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Rreth 2.1 milionë votues janë të regjistruar për të zgjedhur 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës. Favorit mbetet partia Albin Kurti, Vetëvendosje, e cila fitoi edhe zgjedhjet e fundit, por nuk arriti të sigurojë konsensusin e nevojshëm për zgjedhjen e presidentit dhe funksionimin normal të institucioneve. Analistët parashikojnë një tjetër fitore të Kurtit, por jo domosdoshmërisht një shumicë të mjaftueshme për të dalë nga ngërçi politik pa kompromis me opozitën. Këto zgjedhje po konsiderohen vendimtare për të ardhmen politike të Kosovës, pasi vendi ka kaluar një vit me institucione të...