Shqipëria e Kosova hapin kufirin, nga 1 maji deri në 30 shtator nuk do ketë kontrolle

Shqipëria e Kosova hapin kufirin, nga 1 maji deri në 30 shtator nuk do ketë kontrolle

Qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës mund të lëvizin pa kontrolle kufitare, në zbatim të marrëveshjes mes dy qeverive që ka hyrë sërish në fuqi duke nisur nga kjo e premtre. Kjo masë pritet të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin gjatë sezonit turistik, duke shmangur procedurat e zakonshme të kontrollit të dokumenteve si pasaporta apo karta identiteti. Marrëveshja zbatohet në disa periudha të vitit, konkretisht nga 1 maji deri më 30 shtator dhe nga 1 nëntori deri në fund të shkurtit, duke ofruar në total rreth 9 muaj lëvizje të lirë për qytetarët e dy vendeve. Kjo nismë synon jo vetëm përshpejtimin e lëvizjes, por edhe forcimin e lidhjeve ekonomike dhe sociale mes dy vendeve. Vetëm gjatë periudhës maj–shtator të vitit të kaluar, nga Kosova janë regjistruar mbi...