Shqipëria dhe Kosova nënshkruajnë dy marrëveshje bashkëpunimi në fushën e bujqësisë

Shqipëria dhe Kosova nënshkruajnë dy marrëveshje bashkëpunimi në fushën e bujqësisë

Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural, përmes nënshkrimit të dy marrëveshjeve sot në Tiranë. Marrëveshjet u nënshkruan në kuadër të vizitës në Tiranë të ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Kosovës, Armend Muja. Në konferencën e përbashkët për shtyp, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla theksoi se nënshkrimi i dy marrëveshjeve të bashkëpunimit nëpërmjet ministrive përfaqëson një tjetër dëshmi të marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve. Ministri siguroi po ashtu për vullnetin e përbashkët për ta kthyer këtë bashkëpunim në iniciativa konkrete dhe rezultate të prekshme për qytetarët. “Këto marrëveshje vijnë në vijim të takimit të zhvilluar në prill në Prishtinë dhe përbëjnë një hap të rëndësishëm në konkretizimin e angazhimeve të marra nga të...