Revolta e Abdixhikut: Ndërpres angazhimin për formimin e institucioneve
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, njoftoi se detyrohet që të ndërpresë bisedimet me Lëvizjen Vetëvendosje për formimin e institucioneve të reja të Kosovës, për shkak të zhvillimeve brenda partisë. Përmes një video të publikuar në rrjetet sociale, Abdixhiku tha se ka autorizuar sekretariatin e partisë që të nisë procedurat për mbajtjen e një kuvendi të jashtëzakonshëm partiak, pasi gjatë ditës 148 delegatë të Kuvendit të LDK-së dorëzuan nënshkrimet për mbajtjen e tij me kërkesën për shkarkimin e kreut partiak. Pas verifikimit të nënshkrimeve, Abdixhiku tha se do të cakohet data dhe vendi i mbajtjes së Kuvendit. Sipas tij, nuk do të ishte serioze e as e përgjegjshme që ai të vazhdojë të negociojë në emër të LDK-së, “ndërkohë që mandati im për...
Burimi:
javanews.al