Qeveria e Kosovës: Sulmet ndaj policëve inkurajohen nga vetë Vuçiçi

Qeveria e Kosovës: Sulmet ndaj policëve inkurajohen nga vetë Vuçiçi

Qeveria në detyrë e Kosovës konsideron se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, me deklaratën se Millan Radoiçiç nuk është kriminel, po inkurajon sulmet ndaj policëve të Kosovës. “Deklarata e Vuçiçit tregon që ai e kontrollon sistemin e drejtësisë dhe që sulmet ndaj policëve të Kosovës nuk paraqesin krime për Serbinë dhe ato kësisoj inkurajohen nga vetë kreu i shtetit atje”, tha për zëdhënësi i ekzekutivit, Arlind Manxhuka. Në fillim të javës, Vuçiç deklaroi se Radoiçiç i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë më 2023 ndaj të cilit është lëshuar njoftim i kuq nga Interpol-i, nuk po ndiqet penalisht për ndonjë krim. “S’keni thënë pse Millan Radoiçiç është në njoftim të kuq. Nuk është për shkak të krimit, por për...