Petritsch: Kosova po i teston limitet e durimit të BE-së, ka nevojë për një lider që forcon mbështetjen ndërkombëtare

Petritsch: Kosova po i teston limitet e durimit të BE-së, ka nevojë për një lider që forcon mbështetjen ndërkombëtare

Diplomati austriak Wolfgang Petritsch, në një intervistë për emisionin “Info Magazine”, ka deklaruar se marrëdhëniet e Kosovës me Brukselin nuk janë në gjendje të mirë. Sipas tij, Kosova po shkon deri në kufijtë e tolerancës së Bashkimit Evropian. “Duke folur me disa njerëz nga Brukseli që rishtazi mbajtën takim vjetor në Vjenë të Këshillit Evropian për Punë të Jashtme, dhe zyrtarët e Brukselit janë fort të shqetësuar. Ju mund ta vëreni që Kosova tani Kosova po i teston limitet e durimit të Bashkimit Evropian. Ju nuk mund të vazhdoni kështu përgjithmonë”, tha ish-përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për Kosovën. Ai gjithashtu u ndal te pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën, duke pretenduar se qëndrimi i tyre është bërë edhe më i largët ndaj mundësisë...