Përshkallëzohet situata në Kuvendin e Kosovës, deputetja sulmon me vezë Albin Kurtin
Është ndërprerë sërish vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit. Kjo pasi kreu i VV-së, Albin Kurti kërkoi kohë shtesë për propozimin e kandidatit për kryetar të Kuvendit. Ai tha se kjo kërkesë vjen pasi që s’ka ende marrëveshje politike. “Takimet dhe komunikimi im, si kryeministër në detyrë dhe kryetar i subjektit fitues Lëvizja Vetëvendosje, me kryetarët e partive të tjera parlamentare, kanë vazhduar. Marrëveshje politike nuk kemi ende, prandaj që t’i evitojmë zgjedhjet e reja, lus për kohë shtesë”, tha Kurti. Pas kësaj kërkese, deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj ka sulmuar me vezë kryetarin e VV-së, Albin Kurtin. Për shkak të këtij incidenti, kryesuesi Dehari kërkoi sigurimi kuvendit të futet në sallë.
Burimi:
vizionplus.tv