Parlamenti Evropian përsërit kërkesën ndaj Serbisë: Duhet normalizuar marrëdhëniet me Kosovën
Parlamenti Evropian ka përsëritur se Serbia duhet të tregojë përkushtim të vërtetë ndaj vlerave të Bashkimit Evropian. Përmes një postimi në “X”, Serbisë i është ritheksuar kërkesa për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën. “Serbia duhet të tregojë përkushtim të vërtetë ndaj vlerave të Bashkimit Evropian. Përparimi drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian është i mundur vetëm përmes reformave në sundimin e ligjit dhe forcimit të standardeve demokratike. Serbia duhet t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën”, thuhet në postim. PE-ja ka përmendur edhe nevojën e zgjedhjeve të ndershme për zgjidhje të krizës politike në Serbi. “Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë të nevojshme për zgjidhjen e krizës politike”, përfundohet në postim. Serbia must show real commitment to EU values. Progress towards EU membership is only possible with...
Burimi:
kohajone.com