Padi ndaj ministres serbe për deklaratat mbi Kosovën, opozita në Serbi kërkon shkarkimin e saj

Padi ndaj ministres serbe për deklaratat mbi Kosovën, opozita në Serbi kërkon shkarkimin e saj

 “Po të isha në vend të ish-lideri serb Sllobodan Millosheviç në vitin 1998, do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën.” Ishte kjo deklaratë e ministres serbe për Administratën Publike dhe Vetëqeverisje Lokale Snezhana Paunoviç që shkaktoi reagime të shumta si në Prishtinë, Beograd dhe më gjerë duke arritur deri në Bruksel. Në Kosovë, ministrja në detyrë e Drejtësisë Donika Gërvalla njoftoi se ka dorëzuar kallëzim penal kundër Paunoviçit për nxitje të urrejtjes. “Republika e Kosovës nuk hesht dhe asnjëherë nuk përkulet para gjuhës së urrejtjes, thirrjes e nxitjes për përçarje e mosdurimit. Nuk ka hapësirë për glorifikimin e spastrimit etnik, relativizimin e gjenocidit e krimeve monstruoze serbe dhe përhapjen e narrativave që synojnë cenimin e paqes, sigurisë dhe bashkëjetesës ndëretnike”,- thuhet në njoftimin e publikuar nga...