“Nuk ka siguri në Evropë pa Kosovën”, Marta Kos bën thirrje për institucione të qëndrueshme

“Nuk ka siguri në Evropë pa Kosovën”, Marta Kos bën thirrje për institucione të qëndrueshme

Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian (BE), Marta Kos, i ka bërë thirrje spektrit politikë në Kosovë gjatë një vizite në Prishtinë të gjejë gjuhë të përbashkët për t’i dhënë fund ngërçit të gjatë institucional dhe të formojë institucione të qëndrueshme, në mënyrë që vendi të ecë përpara drejt bllokut evropian. Kos – në vizitën e saj të parë në Kosovë pas marrjes së detyrës më 2024 – u prit të premten nga ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, para se të takohej me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Duke folur në një konferencë për media përkrah Kurtit, Kos tha se “nuk ka siguri në Evropë pa Kosovën”. Por, ajo tha se Kosova – e cila ende nuk e ka statusit e vendit kandidat...