Në Klinë zbulohet shtatorja e ish-presidentit, nga sot sheshi mban emrin “Ibrahim Rugova”
Sot në Klinë, kryetari i komunës Zenun Elezaj ka bërë të ditur se është realizuar zbulimi i shtatores së Presidentit Historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, një prej figurave qendrore të historisë moderne të vendit dhe simbol i politikës së paqes, urtësisë dhe vizionit shtetformues. Në ceremoninë solemne u theksua se kjo vepër monumentale nuk përbën vetëm një homazh artistik, por edhe një simbol të përhershëm të kujtesës historike, identitetit dhe vlerave mbi të cilat është ndërtuar shteti i Kosovës. Nga sot, sheshi ku është vendosur shtatorja në Klinë do të mbajë emrin Sheshi “Ibrahim Rugova”, duke u shndërruar në një hapësirë publike me rëndësi të veçantë për reflektim, edukim qytetar dhe nderim të figurave historike. Në fjalën e mbajtur me këtë rast, u vlerësua roli...
Burimi:
kohajone.com