Miliona euro të papaguara për pensionet e minatorëve të Trepçës
Meha (në të djathtë), së bashku me një koleg minator duke shtyrë një makinë transportuese. Në horizontet e errëta të Minierës së Stantërgut, ku zhurma e makinave përzihet me lodhjen e viteve, Fehmi Meha shtyn ngadalë një makinë të prishur. Këtë punë e ka bërë për më shumë se katër dekada. Por sot, përveç peshës së metalit, ai bart edhe një shqetësim që nuk lidhet me nëntokën: të ardhmen e tij pas pensionit. “Edhe një vit dal në pension… por nuk e di nëse do t’i marr kursimet e mia”, thotë 64-vjeçari, i cili që nga viti 1983 punon si mjeshtër i makinave që transportojnë xehe në kombinatin e Trepçës. Fehmi Meha, mjeshtër i makinave që transportojnë xehen në Trepçë. Ndërsa numëron muajt e fundit...
Burimi:
kohajone.com