Mediat e huaja për zgjedhjet në Kosovë: Vendi i varfër me tri palë zgjedhje në 18 muaj
Disa prej mediave më prestigjioze të huaja, kanë raportuar të dielën për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, teksa ato kanë vënë theksin te mbajta e tyre për herë të tretë brenda 18 muajsh. Agjencia e lajmeve Reuters, ka shkruar se shteti më i ri dhe më i varfër i Evropës, ka aspirata për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, por se për pjesën më të madhe të vitit të kaluar, ka mbetur pa një qeveri funksionale. “Kosova mban zgjedhje të tjera të parakohshme ndërsa kriza politike vazhdon”, është titulli i Reutersit për votimet në Kosovë. Agjencia raporton më tej se zgjedhjet e përsëritura kanë vonuar reformat dhe ardhjen e fondeve shumë të nevojshme nga Bashkimi Evropian. “Qytetarët e Kosovës dëshirojnë t’i japin fund ngërçit politik, ndërsa...
Burimi:
kohajone.com