Mbrojtja kërkon lirimin me kusht të Hashim Thaçit, ofron garanci financiare prej 50 mijë eurosh

Mbrojtja kërkon lirimin me kusht të Hashim Thaçit, ofron garanci financiare prej 50 mijë eurosh

Kosova E Shtunë, 11 Korrik 2026 19:05 Mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i ka kërkuar Gjykatës Speciale në Hagë lirimin e tij të përkohshëm nga paraburgimi, duke argumentuar se ai nuk paraqet rrezik për arratisje. Në kërkesën e depozituar pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës, avokatët e Thaçit kanë theksuar se vazhdimi i paraburgimit nuk është më i arsyeshëm dhe proporcional, ndërsa kanë ofruar edhe një garanci financiare prej 50 mijë eurosh për të siguruar lirimin e tij. “Mbrojtja kërkon që Gjyqtari i Vetëm i Gjykimit të urdhërojë lirimin e përkohshëm të zotit Thaçi, duke marrë parasysh se ai nuk paraqet rrezik arratisjeje, veçanërisht duke pasur parasysh garancinë financiare prej 50 mijë eurosh të ofruar për të siguruar lirimin e tij”, thuhet në...