Mbrojtja e Hashim Thaçit kërkon lirimin e tij me kusht, ofrohet garanci 50 mijë euro

Mbrojtja e Hashim Thaçit kërkon lirimin e tij me kusht, ofrohet garanci 50 mijë euro

Mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi ka kërkuar nga Gjykata Speciale në Hagë, lirimin e tij me kusht. Në kërkesë thuhet se ish-presidenti Thaçi nuk paraqet rrezik të arratiset dhe se ai ka ofruar garanci financiare 50 mijë euro për të siguruar lirimin e tij. Në kërkesë mes tjerash, po ashtu bëhet e ditur edhe për kushtet të cilat, ish-presidenti, është i gatshëm t’i pranojë. Aty, përveç garancisë prej 50 mijë eurosh, thuhet se, Thaçi, s’do të largohet nga territori i Kosovës, dhe se ai, do të dorëzojë pasaportën dhe çdo dokument tjetër udhëtimi. Po ashtu, thuhet se, Thaçi do të përmbahet nga bërja e çdo deklarate publike, drejtpërdrejt ose tërthorazi në media dhe, ose në rrjetet sociale, si dhe, ai nuk do të diskutojë përmbajtjen...