LDK kërkon Presidentin, çfarë po ndodh me negociatat në Kosovë

LDK kërkon Presidentin, çfarë po ndodh me negociatat në Kosovë

Deputetë të zgjedhur të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë shprehur qëndrimin se kërkesa e partisë së tyre është që të kenë postin e presidentit. Hykmete Bajrami dhe Jehona Lushaku Sadriu artikuluan këtë kërkesë, një ditë pasi kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe ai i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk arritën ndonjë marrëveshje për krijimin e institucioneve të reja. Lushaku Sadriu tha se LDK gjithmonë ka kërkuar që institucionet e vendit të sigurojnë një balancë mes fuqive politike. “Pra edhe në këtë kuptim, domethënë kërkesa jonë është që presidenti t’i takojë LDK-së, në kuptimin që të diskutojmë së bashku për gjithë pushtetin edhe pastaj të bëhet ndarja në mënyrë proporcionale. Ky ka qenë qëndrimi”, tha Lushaku-Sadriu për mediat para mbledhjes së Grupit Parlamentar të LDK-së. Ndërkaq...