Kurti uron Kurban Bajramin: Na obligon solidaritetin e bujarinë për të mirën e përgjithshme

Kurti uron Kurban Bajramin: Na obligon solidaritetin e bujarinë për të mirën e përgjithshme

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka ka vizituar sot myftiun e Kosovës, Naim Tërnava, në selinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, me rastin Kurban Bajramit, prej ku tha se kjo festë obligon solidaritetin e bujarinë për të mirën e përgjithshme. Ai kujtoi edhe sakrificën sublime të 37 imamëve hoxhallarë që ranë dëshmorë të luftës së fundit në Kosovë. Vizitën e parë për festën e Kurban Bajramit, si për çdo vit, këtë vit vijmë te Bashkësia Islame e Kosovës, për t’ia uruar Myftiut, Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorëve të tij, këtë festë të sakrificës, e cila na e përkujton e vazhdimisht na e mëson që edhe sakrifica është festë, sepse ne i gëzojmë të mirat dhe frytet e atyre të cilët kanë sakrifikuar para nesh...