Kurti takon sot kreun e LDK-së, bisedime për një marrëveshje që i jep fund krizës politike

Kurti takon sot kreun e LDK-së, bisedime për një marrëveshje që i jep fund krizës politike

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, dhe kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, do të takohen sot në përpjekje për të arritur një marrëveshje për krijimin e institucioneve të reja të vendit pas zgjedhjeve të qershorit. Takimi pritet  të mbahet në orën 18:00 të në ambientet e Kuvendit të Kosovës. Kurti iu drejtua me ftesë edhe Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës, por krerët e dy partive e refuzuan takimin. Ftesa e Kurtit, partia e të cilit fitoi zgjedhjet, vjen  në pragë të seancës  konstituive, e cila do të mbahet me 6 Gusht. Në letrën që kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, i ka dërguar Kurtit, thuhet se në takimin e parë në korrik, është...