Kurti pas takimit me Abdixhikun: Jemi të interesuar t’i shmangim zgjedhjet
Kryetari i VV-së, Albin Kurti, ka folur pas takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku. Ai tha se ky është takimi i parë dhe do të ketë edhe takime të tjera dhe se do të jenë transparentë para publikut. “Kemi diskutuar edhe për Qeverinë, edhe për Kuvendin, kemi diskutuar edhe për presidentin. Ne jemi të interesuar që të mos ketë zgjedhje”, tha Kurti. Sipas tij, Kushtetuta kërkon president që është shprehje e vullnetit të popullit dhe “duhet të jemi konsensualë”. Ai theksoi se numri prej 80 deputetësh është vështirë i arritshëm.
Burimi:
vizionplus.tv