Kurti dhe Abdixhiku pa marrëveshje, dështon sërish tentativa për bashkëqeverisje
Takimi mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe liderit të Lumir Abdixhiku ka përfunduar pa një marrëveshje për bashkëqeverisje. Pas përfundimit të takimit, Kurti u shpreh shkurt se nuk ka zhvillime për të bërë publike, për sa kohë që nuk është arritur një dakordësi mes palëve. “Nuk kemi lajme, përderisa s’kemi marrëveshje. Por, kur ta realizojmë marrëveshjen, do të mund t’ju njoftojmë”, deklaroi Kurti për mediat. Ndërkohë, Abdixhiku nuk dha asnjë koment pas takimit. Ky ishte takimi i dytë brenda pak ditësh mes dy liderëve politikë, pas bisedimeve të zhvilluara edhe një ditë më parë, në përpjekje për të gjetur një formulë bashkëpunimi për krijimin e institucioneve të reja në Kosovë. Pavarësisht negociatave, palët ende nuk kanë bërë të ditur nëse kanë arritur progres...
Burimi:
ntv.al