Kriza politike në Kosovë: A po e çon Albin Kurti vendin drejt zgjedhjeve të pafundme?

Kriza politike në Kosovë: A po e çon Albin Kurti vendin drejt zgjedhjeve të pafundme?

Kosova po hyn në një moment vendimtar. Pas zgjedhjeve parlamentare, vendi ende nuk ka arritur të krijojë institucionet e reja, ndërsa negociatat mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës mbeten të pasigurta. Deklaratat e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, se ekziston “vullnet dhe gatishmëri” për marrëveshje janë një sinjal pozitiv, por nuk mjaftojnë. Ajo që presin qytetarët nuk janë deklaratat, por zgjidhja e krizës. Nëse edhe kësaj radhe dështon krijimi i institucioneve dhe Kosova shkon sërish në zgjedhje, lind natyrshëm pyetja: a është kjo një krizë e pashmangshme e sistemit politik, apo një dështim i klasës politike për të ndërtuar kompromisin? Në një republikë parlamentare, fituesi i zgjedhjeve ka të drejtën e parë për të formuar qeverinë, por njëkohësisht ka edhe barrën më të...