Në kërkim ndërkombëtar nga Italia për trafik droge, kapet në Durrës 50-vjeçari, pritet ekstradimi
Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është kapur në Durrës me qëllim ekstradimi. Gentian Lika ishte dënuar nga Gjykata e Apelit të Romës me 6 vite burg për trafikim narkotikësh, ndërsa ndalimi i tij u bë në kuadër të operacionit policor “FAST”. “Kapet në Durrës dhe ndalohet me qëllim ekstradimi një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, i dënuar me 6 vjet burgim për trafikim të narkotikëve. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, shërbimet operacionale të Sektorit për Kërkimin FAST Albania, në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, si rezultat i veprimeve të mirëorganizuara policore, bënë të mundur...
Burimi:
sot.com.al