Kreshnik Çollaku tregon për kandidimin në LDK, raportin me Osmanin dhe kritikat ndaj Kurtit

Kreshnik Çollaku tregon për kandidimin në LDK, raportin me Osmanin dhe kritikat ndaj Kurtit

Ish-deputeti i PD, Kreshnik Çollaku ka lëshuar kritika ndaj kursit politik të Albin Kurtit, duke paralajmëruar se Kosova po ikën nga orientimi tradicional proamerikan dhe nga parimet mbi të cilat, sipas tij, u ndërtua shteti nga Ibrahim Rugova. Ai tregon më shumë për kandidimin e tij me Lidhjen Demokratike të Kosovës, ku është rikthyer edhe presidentja Vjosa Osmani. Çollaku i cili prej një viti ka marrë shtetësinë e Kosovës dhe kandidon me numrin 33 në listën e LDK-së, tregoi se kandidimi nuk kishte qenë një plan personal, por një kërkesë që sipas tij i ishte bërë nga Vjosa Osmani dhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku. ”Mendoj që ajo që më shtyu të angazhohem është që Kosova është në një udhëkryq dhe duhet të kthehet në...