KQZ në Kosovë: Rezultatet preliminare priten sonte rreth orës 22:00
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka njoftuar se rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit, do të dalin po sonte rreth orës 22:00. Në konferencën e mbajtur për media pas përmbylljes së vendvotimeve, Radoniqi ka thënë se dalja e qytetarëve me të drejtë vote është rreth tetë për qind më e ulët krahasuar me zgjedhjet paraprake të mbajtura më 28 dhjetor 2025. “Nga të dhënat preliminare të mbi 98% të vendvotimeve, numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar deri në orën 19:00 është 712 mijë e 128 votues, apo 36.38% nga 1 milionë e 959 mijë e 962 votues. Deri në të njëjtën kohë për zgjedhjet e 28 dhjetorit kishin votuar 44.99 për qind. Në shumë vendvotime ka...
Burimi:
kohajone.com