KQZ e Kosovës zgjedh ekspertizën britanike për menaxhimin e platformës së rezultateve zgjedhore

KQZ e Kosovës zgjedh ekspertizën britanike për menaxhimin e platformës së rezultateve zgjedhore

Kosova E Diel, 7 Qershor 2026 13:43 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë po merr mbështetje nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar për mirëmbajtjen dhe sigurinë e platformës online që publikon në kohë reale rezultatet zgjedhore, e cila do të përdoret edhe gjatë zgjedhjeve të 7 qershorit. Sistemi i ri i rezultateve, që u mundëson qytetarëve të ndjekin procesin e numërimit dhe rezultatet paraprake menjëherë pas mbylljes së votimit, është zhvilluar vitin e kaluar me ndihmën britanike dhe do të aktivizohet sërish në këtë proces zgjedhor. KQZ-ja ka pasur më herët vështirësi me funksionimin e platformës së saj zyrtare. Gjatë zgjedhjeve të shkurtit 2025, faqja dhe serverët e institucionit u përballën me ndërprerje të përsëritura, duke krijuar probleme në aksesimin e rezultateve nga publiku dhe...