Kosovë, zgjedhjet/Albin Kurti kryeson me 42.7 % të votave
Organizata Demokracia në Veprim publikoi rezultatet preliminare të zgjedhjeve të 7 qershorit, bazuar në të dhënat e mbledhura nga vëzhguesit e saj. Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje prin me 42.7 për qind të votave, me një marzh gabimi prej 1.7 për qind. Partia Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 21.5 për qind, me marzh gabimi 1.6 për qind, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës është e treta me 17.7 për qind dhe marzh gabimi 1.1 për qind. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mori 7.1 për qind të votave, po ashtu me marzh gabimi 1.1 për qind. Këto rezultate nuk përfshijnë votat me kusht dhe ato të diasporës.
Burimi:
kohajone.com