Kosovë, “Pjesëmarrja më e ulët në pesë vitet e fundit”, DnV publikon rezultatet preliminare të zgjedhjeve

Kosovë, “Pjesëmarrja më e ulët në pesë vitet e fundit”, DnV publikon rezultatet preliminare të zgjedhjeve

Organizata Demokracia në Veprim ka publikuar rezultatet preliminare për zgjedhjet e 7 qershorit, raporton KosovaPress. Në konferencën e fundit për media për ditën e sotme, nga DnV u tha se Lëvizja Vetëvendosje është e para me 42.7 për qind të votave, me marzh gabimi prej 1.7 për qind, e pasuar nga PDK me 21.5 për qind, LDK -ja me 17.7 për qind, AAK 7.1 % “Pjesëmarrja në këtë proces zgjedhor është më e ulëta në pesë vitet e fundit apo në të gjitha këto zgjedhje që i kemi pasur deri tash. Duke pasur parasysh se sot pjesëmarrja ka qenë 37%. Në këtë përqindje nuk është përfshirë dalja e votuesve që kanë votuar me kusht dhe atyre që kanë votuar nga jashtë vendit. Rikujtojmë se dalja...