Kosovë, gjenden mbetje mortore edhe në lokacionin e tretë të dyshuar për varr masiv në Zubin Potok

Kosovë, gjenden mbetje mortore edhe në lokacionin e tretë të dyshuar për varr masiv në Zubin Potok

Autoritetet ligjzbatuese në Kosovë njoftuan të premten se kanë gjetur mbetje njerëzore edhe në lokacionin e tretë të dyshuar për varr masiv në Zubin Potok. Ky zbulim vjen ndërsa në këtë komunë veriore po vazhdojnë gërmimet pas dyshimeve për mbetje njerëzore që dyshohet se u përkasin njerëzve të zhdukur gjatë luftës së viteve 1998-‘99. Policia dhe Prokuroria Speciale e Kosovës thanë të premten në një komunikatë të përbashkët se gjatë veprimeve hetimore që janë duke u zhvilluar lidhur me rastin në Zubin Potok është identifikuar dhe është konfirmuar prania e mbetjeve mortore edhe në lokacionin e tretë të dyshuar. “Në këtë lokacion janë duke u zhvilluar ekzaminimet dhe procedurat e nevojshme hetimore, në koordinim të plotë ndërmjet Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës, dhe institucioneve...