Kërcënimet me jetë ndaj Albin Kurtit, reagon policia e Kosovës

Kërcënimet me jetë ndaj Albin Kurtit, reagon policia e Kosovës

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Kosovë ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me një kërcënim me eliminim fizik ndaj kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti. Policia thekson se ka ndërmarrë veprime intensive hetimore dhe se postimi është bërë nga territori i Republikës së Serbisë, konkretisht nga qyteti i Kralevës. “Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, më datë 08 maj 2026, ka pranuar në trajtim një informacion lidhur me një kanosje të adresuar ndaj Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, në rrjetet sociale nga profili i quajtur “Severna Brigada”, e njohur edhe si “Brigada e Veriut” (organizatë e cila nga institucionet e Republikës së Kosovës është shpallur organizatë terroriste). Në...